Tokyo 2020

Shanne Braspennincx i siguron Holandës medalje të artë në “Tokyo 2020”


Finalja e çiklizmit të kategorisë keirinit të grave ishte interesante.

Çiklistet garojnë për më shumë se tre xhiro, dhe ata mund të arrijnë një shpejtësi për rreth 7- km/orë garë.

Kelsey Mitchell e Kanadasë mori epërsinë e para, por është holandezja Shanne Braspennincx ajo që merr epërsinë në xhiron e fundit dhe arrinë të fitojë medaljen e artë.

Shanne Braspennincx fitoi të artën, sportistja nga Zelanda e Re, Ellesse Andreës fitoi të argjendtën dhe kanadezja Lauriane Genest morri medaljen e bronztë.

Fitorja e Braspennincx e mban medaljen e artë në duart e Holandës.

Elis Ligtlee e fitoi atë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” para se të tërhiqej nga sporti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore