Lajme

Shaip Kamberi nuk arrin të rizgjedhet deputet në Kuvendin e Serbisë


Shaip Kamberi

Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë vetëm 598 vota, ndërkaq Kamberit i duheshin së paku 610 vota.

Zgjedhjet në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën për herën e tretë.

Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” votuan 618 nga 1050 votuesit e regjistruar. Partia Socialiste e Serbisë mori gjashtë vota, ndërsa koalicionet NADA dhe Alternativa për ndryshim nga dy vota. Dhjetë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte anulzuar zgjedhjet e përsëritura.

Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc.

Krerët shtetëror të Kosovës e Shqipërisë, vazhdimisht kanë mbështetur Kamberin duke bërë  thirrje qytetarëve shqiptarë të mobilizohen për ta votuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore