Sport

‘Shah pa barazim?!’ FIDE: Po


Shahu ka një histori të gjatë, e cila shtrihet në mijëvjeçar. Ndërkohë që rregullat kanë evoluar dhe ndryshuar gjatë 1500 viteve të fundit.
Ndryshimi i fundit madhor në sistemin e shahut, ndodhi në 1860 – Mjeshtër-madhi (titulli më i lartë i një shahisti që, siç vetë emri i titullit dëfton, shpjegon mjeshtërinë maksimale të sistemit konkurrues të shahut) anglez Howard Staunton përpiloi një sërë rregullash, të cilat e ndryshuan përfundimisht shahun e asaj kohe:
I pari lëviz i bardhi, ushtarët morën të drejtë të hajn en passant dhe rremia është barazim.

Çfarë është “en passant”?

En passant u shpik së bashku me lëvizjen e ushtarëve me nga dy kuti (vetëm kur nisen nga pozicioni i tyre fillestar, nuk mund të lëvizin më dy herë pas atij momenti) midis shekullit të XII dhe shekullit XVI. Rregulli zbatohet vetëm në kushte të veçanta dhe u përket ushtarëve; për shembull: nëse një ushtar i bardhë qëndron në zonën e ushtarëve të zinj (dy kuti larg) dhe, nëse i ziu në këtë rast lëviz njërin prej ushtarëve të tij me dy kuti dhe e pozicionon ngjitur ushtarit të bardhë, ushtari i bardhë ka të drejtë ta hajë njëlloj siç do bënte në një situatë krejt normale në fushën e shahut.

 

Për më shumë se 150 vjet, rregullat e vendosura nga Staunton i kanë shërbyer lojës dhe sportit të mendjes. Mirëpo sot, në kampionatet madhore të shahut, është vënë re një numër shumë i lartë i ndeshjeve të përfunduara barazim, gjë që ka acaruar shikuesit dhe pritshmëritë e tyre për t’u argëtuar.

Kjo veti e shahut, e kthyer në problem, kapi kulmin në Botërorin 2018, ku të 12 lojërat midis kampionit të botës Magnus Carlsen dhe Fabiano Caruana-s, përfunduan me barazim.

Për ta adresuar siç duhet këtë problem, Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), e cila qeverisë mbarëvajtjen e shahun si njësi konkurruese që në vitin 1924, vendosi ta heqë plotësisht barazimin në shah nga lista e rregullave zyrtare.

Kjo lëvizje rrënjësore e FIDE-it ka shpikur diskutime të mëdha mes shahistëve, teoricienëve edhe shahdashësve, por jo vetëm – në Twitter renditet e para nga temat e nxehta të për diskutim, me etiketën elektronike “#NewChess” (shahu i ri).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore