Covid 19

Sfida njerëzore e Covid-it


Studiuesi antropologjik i figurës së Sapiens u mbetet gjithmonë besnik linjave sipërfaqësore.

Figura e njeriut kultivohet nga zhbërja dhe ndryshimi i tij historik qysh në transformimin e Sapiens. Njeriu i 2020-s u bëri ballë shumë më qëndrueshëm këtyre situatave periodike dhe ngjarjeve historike.

Në tryezën studimore nga ku përshkruhen dhe nxirren mësimet e Covid-it, përftohet shumë çka që në nisje me retrospektivat krahasuese. Normalisht si një antropolog i regjur me historinë, metodologjia dhe analogjitë me të kaluarën lipsen natyrshëm.

Mënyra sesi e sheh Yuval Noah Harari virusin të ndërlidhur me njeriun ka një qasje interesante. Covid-i provoi se shkenca arrin t’i menaxhojë të tilla sfida. Kjo duket në përkimin e qasjeve politike dhe masave të shteteve, me fatalitetet dhe vuajtjet e zgjatura në kohë.

Virusi vazhdimisht pësoi mutacione. Kjo, në një kohë dhe çast të pacaktuar. Raporti mes qendërzimit të njeriut dhe Covid-it arrin ta mëvetësojë vëmendjen në internet dhe virusin në laborator.

Këto dy drejtime kuptimore janë ndasia dhe antidoti parimor i jetës ndaj lockdown-it. Pra, nëse më parë e gjithë jeta “ngriu” me gjithçka përreth, sot njerëzit kanë një lloj pezullimi në mënyrën e të jetuarit.

Një paralelizëm teknologjik: në internet ku çdo shërbim bëhet online, tjetër rrafsh, tjetër mundësi për të mos ndaluar komunikimin.

Bujqësia si kontrast përball prodhimtarinë e punëve të krahut dikur dhe mbikëqyrjet nëpërmjet teknologjisë sot. Digjitalizimi nuk mund të ndodhë në masën 100%, pasi jemi qenie njerëzore.

Duket se interneti është Covid-i i së ardhmes në dy botë që jetohen (fizikja dhe ajo virtualja). E  parashtruar si e tillë – fizikja si  një manovër e pandalshme, që nga tregtia, shërbimi shëndetësor, ose shërbime të tjera të përditshmërisë.

Dhe virtualja, nëse flasim në termat e referencës harariane, është ajo më e egra, ku mbipopullimi paraprin ekzistencën. Sa më shumë përmban, aq më e rrezikuar bëhet qenësia e saj.

Kjo, megjithatë, do të jetë një çështje e së nesërmes, meqenëse këtë herë interneti e përballoi mjaft mirë të gjithë përqendrimin e shërbimeve dhe njerëzve.

Sa i takon të sotmes, ngrihet shqetësimi i një “diktature digjitale” me lupën që rendon gjithmonë nga lart-poshtë.

I gjithë procesi i mbylljes u shoqërua me një ndërveprim të të dhënave online. Të dhënat personale, kredencialet financiare, gjendja emocionale e transkriptuar në biseda, gjithçka.

Shpëtimi është te llogaridhënia e instancave që bashkëpunojnë në nivel pushteti, asaj politike dhe atyre financiare.

Këshilla drejtuar njerëzve është te rishpërndarja e të dhënave në çastet e duhura të përdorimit apo funksionalitetit.

Politika duhet të menaxhohet dhe ekuilibrohet në termat socio-ekonomik. Suksesi i shkencës nuk përkthehet në arritjen e njerëzve apo shteteve në trajtimin e pandemisë.

Edhe para se të dilte një vaksinë efektive, shumë shtete nëpërmjet masave të ndërmarra ia dolën në frenimin e trasmetueshmërisë virale.

Por kur jeton në këtë plan global, në një kapilarizim të globalizmit, problemi i tjetrit, mutacioni i virusit atje tej, trazon në të njëjtën mënyrë si brenda shtetit tënd.

Covid-i qe një dëshmi e gjallë dhe me fakte të sprovuara për mungesën e bashkëpunimit në shkallë globale; me dy superfuqitë SHBA dhe Kina për mosinformimin lidhur me virusin.

Akset SHBA dhe Brazil u kryqëzuan në qasjen katastrofale nga administratat respektive, Trump dhe Bolsonaro, me teoritë e tyre konspirative. Ato që më pas rezultuan në qindra mijëra fatalitete të parandalueshme.

“Së bashku ngrihemi ose biem të përçarë…” Kjo është një memo që lexohet ndër rreshtat harariane kur vihet theksi te bashkëpunimi në çdo rang për të ndaluar “larjen e teshave të papastra” vetëm, brenda përbrenda shtetit.

Covid-i mbetet një sfidë njerëzore. Aty njeriu u qendërzua, ashtu i privuar duke u mësuar me të jetuarit vetëm dhe jo shëndetshëm psikologjikisht për një kohë të pacaktuar.

Ajo çfarë ndodh me njeriun brenda mureve të shtëpisë, është po aq e rrezikshme sa institucionalizmi i individit brenda panoptikonit të shtetit, apo vetë virusi.

“Murtaja e Zezë” ishte barbarizëm origjinar i objekteve, njerëzve, kafshëve me atributet e njëra-tjetrës dhe e tëra qe një luftë instiktive për të dalë gjallë prej saj.

Sfida e Covid-it është humbja e instikteve dhe përjetimeve përkundrejt diçkaje të huaj, të paperceptueshme, por e menaxhueshme.

Njeriu është qendra e vëmendjes dhe përhapja e virusit çdo ditë zhbën lirinë e tij. Çështja për t’u studiuar është njeriu dhe fakti që Covid-19 është këtu, si prani për të hedhur tej ethos-in e mëparshëm njerëzor…

Ky shkrim është një analizë mbi një vështrim të gjerë të Youval Noah Harari, në lidhje me dinamikat njerëzore brenda botës kovidiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore