Euro 2020

Sfida mes Uellsit dhe Danimarkës ngre siparin e raundin të 16-ve


Raundi me eleminim direkt, ai i të 16-ve në Euro 2020 do të nis me sfidën mes Uellsit dhe Danimarkës. Ndeshja do të luhet në Amsterdam të Holandës, në stadiumin “Johan Cruyff Arena” duke filluar nga ora 18:00.

Dy skuadrat e kanë herën e pestë që përballen për llogari të Kampionatit Evropian. Katër përballjet e mëpareshme kanë qenë në kualifikueset e Euro 1988 dhe Euro 2000 dhe kanë përfunduar në barazim ndeshjesh, dy me dy.

Në tre ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve, Uellsi ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje. Danimarka ka arritur një fitore dhe dy humbje.

Danezët janë kombëtarja e pestë me qarkullimin më të madh të topit, në Euro 2020, 57.3%. Uellsi për qarkullimin e topit është e 22-ta nga 24 skuadra që morën pjesë fillimisht. Uellsianët e qarkulluan topin mesatarisht 39.7%.

Danimarka ka saktësin më të madhe të pasimeve, 84%, ndërsa Uellsi e ka 78%. Në total, danezët kanë kryer 1686, kundrejt 893 pasimeve që kanë kryer uellsianët.

Danimarka është kombëtarja me më shumë tentativa drejt portave kundërshtare në fazën e grupeve të Euro 2020. Ata gjuajten 61 here, nga të cilat 22 ishin në kuadrat. Uellsi pati 28 tentativa drejt portave kundërshtare, nga të cilat 10 ishin në kuadrat.

Uellsi shënoi tre gola në fazën e grupeve dhe pësoi dy. Danimarka shënoi pesë gola dhe pësoi katër.

Për topa të rikuperuar, danezët renditen të katërtit, me 144 topa, ndërsa uellsianët renditen në vendin e 23 me 96 topa të rikuperuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore