Sport

Sezoni i ri i Premier Leauge do të fillojë më 14 gusht


Sot më 16 qershor, është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit 2021/22 në Premier Ligën angleze.

Sezoni i ri i “Premier Leauge” do të fillojë më datën 14 gusht, që do të jetë ditë e shtunë.

Sezonin që lamë pas, Manchester City u shpall kampion, me 86 pikë të grumbulluara.

Pas City-t, në zonën “Champions” u radhitën Manchester United me 74 pikë, Liverpool me 69 dhe Chelsea me 67, kurse Leicester City dhe West Ham United u pozicionuan në vendet pesë dhe gjashtë, që do të luajnë në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm.

Nndërsa, nga liga kanë rënë Fulham, West Bromwic Albion dhe Sheffield United.

Kurse në Premier Ligë janë ngjitur skuadrat e Brentford, Watford dhe Norwic.

Në ditën e parë të sezonit, do të zhvillohet derbi mes Tottenham Hotspur dhe kampionëve në fuqi, Manchester City.

Kurse, ky sezon i Premier Ligës, pritet të mbyllet më datën 22 maj të vitit 2022.

Java e parë Premier Leauge:

Brentford vs Arsenal

Burnley vs Brighton

Chelsea vs Crystal Palace

Everton vs Southampton

Leicester City vs Wolverhampton

Manchester United vs Leeds United

Newcastle United vs West Ham United

Norwich City vs Liverpool

Tottenham Hotspur vs Manchester City

Watford vs Aston Villa

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore