Sport

Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për Pogba-n me fanellën e Manchester United


Ndryshe nga ç’pritej, aventura e Pogba-s te klubi i tij i fëmijërisë, Manchester United, nuk ka shkuar shumë mirë.

Francezi ka kaluar plot periudha me ulje ngritje në “Old Trafford”, duke mos gjetur asnjëherë formën e tij më të mirë.

Këtë, e kanë vërtetuar edhe dy turnetë madhor me Francën, Kupa e Botës 2018 dhe EURO 2020.

Pogba ka qenë lojtari më i mirë i Francës në këto dy kompeticione, duke treguar në formë që asnjëherë nuk e ka shfaqur me djajtë e kuq.

Pas shumë polemikave, duket se fundi i aventurës së Pogba-s te Manchester United po shihet.

Paul do të qëndrojë edhe këtë vit te United, vit ky që përkon edhe me të fundit në kontratën e tij.

United e sheh si mision të pamundur shitjen e tij gjatë kësaj vere, dhe djajtë e kuq janë pajtuar me faktin që Pogba-n do ta humbasin me parametra zero.

Mino Raiola është në bisedime të vazhdueshme me PSG-në, për të siguruar transferimin e klientit të tij në Paris.

Për zëvendesim të Pogba-s, United po kërkon tre emra.

Ata janë: Eduardo Camavinga, Ruben Neves dhe Saul Niguez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore