Futboll

Sevilla në ndjekje të Papu Gomez


Midis profileve në konsideratë për të forcuar ekipin në tregun e transferimeve dimërore, është edhe Papu Gomez në listën e trainerit të Sevilla-s, Ramon Rodrigues Verdejo ose shkurt Monchi, i cili ishte në gjendje ta vëzhgonte nga afër kur ishte drejtor sportiv i Roma-s.

Sevilla është në aktivitet të plotë për një vend në Ligën e Kampionëve, një objektiv sezonal për ekipin e Julen Lopetegui, i cili aktualisht është i pesti në renditje, por ka të njëjtat pikë me Villareal, reshtuar përpara. Për këtë arsye, një përforcim në janar mund të jetë i dobishëm dhe në këtë kuptim Monchi po konsideron edhe Alejandro Gomez ndër të tjerët. Për momentin ende nuk ka pasur kontakte të thella me Atalanta por është një nga opsionet në mendjen e drejtorit sportiv, i cili, kur ishte te Roma, i  admironte nga afër bëmat e fanatazistit Argjentinas.

Zgjedhja e Sevilla-s do të vlerësohej nga Atalanta, e cila është e gatshme ta shesë Gomez, por jo një konkurrenti në Serie A. Kjo vlen vetëm për një ekip të huaj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore