Përballje

Sevilla gjunjëzon Barcelona-n, gjysëmfinalja e parë nuk del nga Andaluzia


Mbrëmjen e së martës u zhvillua gjysëmfinalja e parë e kupës së mbretit midis Sevilla-s dhe Barcelona-s.

Në “Sanchez Pizjuan”, skuadra e Lopetegui-t jo vetëm që fitoi, por edhe dominoi tërësisht ndeshjen.

Andaluzianët u mjaftuan me nga një gol në secilën pjesë duke fituar 2-0.

Një nga Jules Kounde dhe një nga ish-futbollisti i Barcelona-s, Ivan Rakitic.

Mbrojtësi francez Kounde, ishte edhe lojtari i ndeshjes, ku përveç golit të shënuar, ishte kolosal në mbrojtje nga minuta e parë te e fundit.

Të dyja skuadrat vinin në këtë ndeshje me nga shtatë fitore rradhazi, ishte Sevilla ajo që vazhdoi ecurinë e mirë duke ndalur skuadrën e Koeman.

Ndeshja e kthimit do luhet me datë 3 mars në “Camp Nou”.

Sonte zhvillohet gjysëmfinalja tjetër mes Athletic Bilbao dhe Levante, me fillim nga ora 21:00,

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore