Përballje

Sevilla befason përballë Atletico Madrid dhe dramtizon garën për titull


Gara për titullin e La Ligës është bërë akoma më e zjarrtë pas humbjes së Atletico Madridit këtë të diele.

Atletico Madridi i Diego Simeones nuk po mund ta përballojë presionin e pozitës së parë në ligë.

Në mbrëmjen e së dielës, Sevilla i dha një shpresë Barcelonës dhe Real Madridit pasi tani diferenca me madrilenët është vetëm tre pikë, ndërsa me katalunasit është katër pikë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky duel mes Atletico Madridit dhe Sevillës, ishte dramatik ku triumfuan këta të fundit me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e ”zjarrtë” nga fillimi ku në minutën e tetë u shkaktua një penallti në Ivan Rakitic, të cilën provoi ta ekzekutoj argjentinasi Lucas Ocampos por dështoi pasi Jan Oblak pati një perfomancë brilante.

Sevilla ishte dominante ndaj prijësve të tabelës ku ata kishin shanse të shumta dhe në fund kjo i rezultoi me fitore.

Në minutën e 70-të Marcos Acuna shënoi golin e fitores pas një pasimi të kapitenit Jesus Navas.

Po ashtu në minutat e fundit të ndeshjes, Luis Suarez pati rastin që të barazoi rezultatin, por portieri i Sevillës, Bono nuk e lejoi.

Barcelona do të luaj në ora 21:00 përball Valladoid-it, dhe fitorja eventuale e katalunasve do ta pozicionte Barcelonën në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se Atletico.

Atletico Madrid dhe Barcelona do kenë një ndeshje direkte më 9 maj ku pak a shumë do të zgjedhet edhe fituesi i La Ligës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore