Libra

Sevgi Soysal nuk u ndal së shkruari as nga burgimi dhe as nga internimi


Jeta e romancieres rebele turke, Sevgi Soysal, ka qenë më e çuditshme se fiction-i.

Ishte koha pas grushtit të shtetit në Turqinë e 12 marsit 1971, në mes të një periudhe trazirash të punës dhe betejave në rrugë midis të majtëve dhe ultranacionalistëve.

Asokohe, Soysal e kaloi një pjesë të viteve të saj të fundit në paraburgim duke shkruar me një ritëm të furishëm.

Kur ra në dashuri me një profesor të së drejtës kushtetuese, ata i shkëmbyen premtimet e martesës në burgun ushtarak të Mamak-ut, ku dhëndri – bashkëshorti i tretë i saj – po vuante dënimin me akuzën e përhapjes së propagandës komuniste.

Tre javë më vonë, edhe nusja – vetë ajo – e gjeti veten pas hekurave të burgut.

Krimi i saj ishte se nuk kishte ende një letërnjoftim që pasqyronte mbiemrin e bashkëshortit të saj të ri.

Burgimi i parë i zgjati 27 ditë.

Kurse i dyti, për shpërndarjen e propagandës së majtë dhe turpit, tetë muaj.

Po ashtu kreu një dënim të dëbimit të brendshëm në jug të Turqisë.

“Jam një mace, e kapur në një kurth miu”, ka shtruar ajo në kujtimet e saj të burgut.

Kujtime këto, të shkruara në vitet 1960 dhe 1970 në kulmin e trazirave shoqërore në Turqi dhe pa dyshim të ngjyrosura nga Lufta e Ftohtë.

Tregimet dhe romanet e Soysal-it, të formësuara nga ato përvoja, janë shkronja të depërtimit politik dhe studimeve të përpikta të emocioneve.

Marrë nga “New York Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore