Basketboll

Seth Curry ndërpret ndeshjen: pozitiv me Covid-19


Lajmi i daljes pozitiv me Covid-19 për Seth Curry, basketbollisti i Philadephia 76ers, erdhi pikërisht gjatë ndeshjes së mbrëmshme midis Philadelphia – Brooklyn.

Ishte fundi i pjesës së parë kur mbërriti njoftimi i testit dhe Curry gjendej atë moment në stol, për shkak të një dëmtimi të mëparshëm. Kjo bëri që lojtari ta lerë stadiumin “Barclas Center” dhe të futet menjëherë në karantinë.

Dhe jo vetëm, por në karantinë u detyrua të futet e gjithë skuadra, mbasi lojtari ka qenë në kontakt të afërt e të vazhdueshëm më të gjithë lojtarët, përfshirë 12 minutat e para të pjesës së parë nga ndeshja.

I gjithë ekipi tashmë në ankthin e pritjes së përgjigjeve të tamponit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore