Sport

Sërish përballje në mes të Lampard dhe Gerrard


Frank Lampard me shumë mundësi, në të ardhmen do të jetë trajner i skuadrës skoceze Celtic.

Kjo pasi që kampioni aktual i Skocisë, ka shkarkuar nga detyra trajnerin e tyre Neil Lennon.

Sipas mediave, Frank Lampardi është një nga kandidatët potencialë për ta marrë përsipër stolin e Celtic.

Përveç ish-trajnerit të Chelseat, në listë është edhe trajneri tjetër anglez, Eddie Howe.

Nëse Lampard do të shkojë në Skoci, do ta kishim mundësinë për ta parë përsëri një rivalitet ndërmjet dyshes Gerrard – Lampard.

Partnerët e dikurshëm të mesfushës së kombëtares angleze, kanë qenë gjithmonë rival me skuadrat e tyre Liverpool dhe Chelsea.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore