Sport

Serie A/ Përmbysje dhe fitore pas pesë vitesh, Roma triumfon ndaj Inter-it (VIDEO)


Skuadra e Roma-s ka arritur të fitojë përballë Inter-it në “Giueseppe Meazza” me rezultatin 2-1. Romanët përmbysen rezultatin nga 1-0 ne 2-1 dhe morën triumfin e parë ndaj zikaltërve që nga viti 2017.

Pikërisht më 26 shkurtin e 2017, Roma triumfonte 3-1 në “Giuseppe Meazza”.

Për t’u rikthyer te rezultati i kësaj të shtune, Inter-i kaloi në avantazh në minutën e 30 falë golit të Federico Dimarco. Ndërsa më herët, në minutën e 12, atyre iu anulua një gol i Edin Dzeko-s nga sistemi VAR.

Megjtihatë, gëzimi i Inter-it do të zgjaste vetëm nëntë minuta. Kjo pasi Paulo Dybala i pambuluar në zonë nga mbrojtja vendase arrin të mposht Samir Handanovic, duke barazuar shifrat në 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim.

Në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinho-s do të gjente dhe golin e fitores. Në minutën e 75, mbrojtësi anglez, Chris Smalling arriti të realizonte golin e përmbysjes dhe të tri pikëve.

Me rezultatin e arritur, Roma shkon në kuotën e 16 pikëve, pas tetë javëve të luajtura dhe mban vendin e katërt në renditje.

Inter ka 12 pikë dhe mban vendin e shtatë. Zikaltrit deri më tani numërojnë katër humbje, përkatësisht nga Roma, Lazio, Milan dhe Udinese, duke konfirmuar formën jo të mirë.

Në këtë takim luaji nga minuta e parë mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani. Kjo ishte ndeshja e parë që ai luante titullar me Inter-in në Serie A.

Asllani u aktivizua deri në minutën e 77, kur u zëvendësua nga Matte Darmian. Paraqitja e tij ishte disi e kënaqëshme, duke u vlerësuar me notën 6.7 nga “Sofascore”.

Serie A do të luajë dhe një ndeshje këtë të shtunë. Duke filluar nga ora 20:45, kampionët në fuqi të Milan përballen në transfertë ndaj Empoli-t.

Ndeshjet e tjera të javës së tetë në Serie A do të zhvillohen:

Të dielën

Sassuolo – Salernitana

Sampdoria – Monza

Lecce – Cremonense

Atalanta – Fiorentina

Juventus – Bologna

Të hënën

Hellas Verona – Udinese

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore