Sport

Serie A në statistika për 2020


Serie A ka publikuar disa statistika interesante përsa i përketë sezonit të kaluar dhe jo vetëm, duke filluar nga formacioni që ka shënuar më shumë, sipas roleve në fushë e deri tek penalltit e fituara nga secili ekip për dekadën e sapo mbyllur.

Për vitin 2020, formacioni me 11 lojtarët më produktivë sipas roleve në fushë përbëhet, në portë Rafael (Spezia) me një asist, mbrojtes i majtë Danilo D’Ambrosio (Inter) me gjashtë gola, në qendër të mbrojtjes, Nikola Milenkovic (Fiorentina) me katër gola dhe Domenico Criscito (Genoa) me pesë gola, mbrojtes i djathtë, Robin Gosens (Atalanta) me pesë gola.

Në mesfushë është Rodrigo de Paul (Udinese) me tetë gola, tre lojtarët para tij janë Henrikh Mkhitaryan (Roma) me 13 gola, Joao Pedro (Cagliari) me 13 gola dhe Cristiano Ronaldo (Juventus) me 33 gola.

Në sulm janë Romelu Lukaku (Inter) me 22 gola dhe Ciro Immobile (Lazio) me 27 gola.

Cristiano Ronaldo për vitin 2020, numëron 29 paraqitje dhe ka shënuar 33 gola, e përkthyer gol për çdo 76’, çka e bënë atë shënuesin më të mirë në top pesë ligat kryesore.

Përsa i përketë penalltive të marra, nga viti 2010 deri në 2020 nga ekipet kryesore, Lazio kryeson me plot 91 të tilla, e ndjekur nga Milan-i me 90, Fiorentina me 87, Roma me 83, Juventus-i dhe Napoli me nga 78 dhe Inter-i me 67 penallti në favorë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore