Përballje

Serie A, në fokus ndeshja Inter – Napoli


Zhvillohen gjatë të dielës edhe pesë ndeshje tjera në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit italian.

Gabimi i Milan-it hap tërësisht bisedën për kreun, derisa në Itali, Napoli mbetet skuadra e vetme e pamposhtur.

Që Napoli të mos shkëputet, Milan-i do ketë nevojë për një favor nga rivalët e qytetit, Inter-i.

Në “Guizeppe Meazza”, Inter i Simone Inzaghi-t pret Napoli-n e ish-it të stolit, Luciano Spalletti.

Për zikaltërit, kjo fitore do të ishte një plus i madh dhe rikthim në garën për titull. Pra, me një tre pikësh, Inter do të afrohej në vetëm katër pikë me Napoli-n dhe Milan-in.

Në anën tjetër, një fitore, Napoli-n jo vetëm që do e shkëpuste nga Milan-i, por do e dërgonte plus dhjetë në krahasim me skuadrën e Inzaghi-t.

Në këtë ndeshje, dy skuadrat kanë nga tre mungesa.

Eriksen, Sanchez, De Vrij te Inter-i dhe Demme, Ounas, Politano Napoli.

Ndeshja fillon në orën 18:00, nën drejtimin e Valeri-t.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Sassuolo – Cagliari, 12:30

Bologna – Venezia, 15:00

Salernitana – Sampdoria, 15:00

Genoa – Roma, 20:45

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore