Futboll

Serie A në DAZN për 810 milionë euro/sezon


DAZN fiton zyrtarisht të drejtën e transmetimit e futbollit të kategorisë së parë italiane (Serie A) për tre vitet e ardhshme. Në 20 ekipe votuese, 16 prej tyre ishin në favor të DAZN dhe katër kundër. Platformës dhe medias DAZN, iu dha paketa 1 dhe 3, kundrejt shifrës 840 milionë euro për sezon.

Me fjalë të tjera, DAZN do të transmetojë shtatë ndeshje ekskluzive në ditë dhe tre ndeshje në bashkë-ekskluzivitet. Pikërisht për këto tre garat me kontratë të hapur bashkë-ekskluziviteti, Sky Sports i ka ofruar 70 milionë euro – të vlefshme deri në 29 mars.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në votim, ishin të lidhura nëpërmjet video-kamerës, kështu për të respektuar distancën dhe rregullat anti-Covid.

Ishin Crotone, Genoa, Sampdoria dhe Sassuolo ato të katërta që votuan kundër. Nëse liga italiane do të pranojë ofertën nga Sky Sports, do të grumbullojë 910 milionë euro në total/sezon, shifër që është mjaft e vogël krahasuar me tre vitet e mëparshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore