Përballje

Serie A: Milan-i përballet me Torino-n, rikthehen tre lojtarë të rëndësishëm


Xhiro e 10-të në Serie A do të zhvillohet këtë mesjavë, ku mbrëmjen e së martës do të luhen tri takime.

Ndeshja më interesante e kësaj mbrëmjeje pritet të jetë ajo mes Milan-it dhe Torino-s, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “San Siro”.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas asaj fitores fantastike të marrë në Bologna, me rezultat 2:4.

Ata po kalojnë në një formë të mirë rezultatesh, të cilët pas nëntë ndeshjeve të para, kanë fituar tetë takime dhe kanë barazuar një.

Megjithatë, në sukseset e dy ndeshjeve të fundit, Milan-i vuajti jo pak mungesat e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm në skuadër.

Hernandez, Kessie, Rebic, Diaz e Maignanin ishin disa nga mungesat e trajnerit Stefano Pioli në dy ndeshjet e kaluara.

Por, në takimin ndaj Torino-s, kuqezinjtë kanë marrë një lajm shumë pozitiv për tre nga lojtarët që munguan në ndeshjet e fundit.

Behët fjalë për Theo Hernandez e Brahim Diaz, të cilët kanë kaluar COVID-19 dhe Franck Kessie i cili është shëruar nga gripi dhe mund të nisë takimin si titullar.

Rikthimin e Kessie-t dhe Hernandez, e ka konfirmuar vet trajneri Stefano Pioli, derisa Brahim Diaz ka rezultuar negativ, në testin e bërë gjatë mëngjesit të së martës.

“Theo do të jetë në dispozicion. Ai do të luajë, por nuk mendoj që e nis nga fillimi takimin. Kessie është në dispozicion dhe me shumë mundësi do të jetë titullar”, tha trajneri Pioli në konferencën për media.

Kujtojmë që kjo ndeshje do të ketë një rëndësi të madhe për Milan-n, pasi që dy takimet e ardhshme në Serie A do ti ketë të vështira, ku do të përballet me Romën dhe Inter-in.

Ndërsa, mbrëmjen e së martës do të zhvillohen edhe dy takime tjera të javës së 10-të në Serie A, Venezia do të presë Salernitana-n dhe Spezia do të përballet me Genoa-n, ndeshje kto që do të luhen në ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore