Sport

Serie A/ Lazio triumfon në transfertë, Bologna surprizon Sassuolo-n


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për këtë të mërkurë në Serie A. Lazio dhe Bologna kanë del me tri pikë.

Lazio fitoi me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Venezia-s. Bologna fitoi me shifrat 3-0 në transfertë përballë Sassuolo-s.

Skuadra e Maurizio Sarri-t shënoi një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën. Spanjolli Pedro shënoi golin e parë të takimit në minutën e tretë. Sfida u barazua brenda pjesës së parë, nga Francesco Forte, në minutën e 30.

Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, mbrojtësi lacial, Francesco Acerbi, shënoi për 2-1. Goli që vulosi fitoren e Lacio-s, u shënua nga Luis Alberto në minutën 90+3.

Sassuolo mori një humbje befasuese në shtëpi nga Bologna. Ricardo Orsoloni në minutën e 36, Aaron Hickey në të 44 minutë dhe Federico Santander-i në minutën e 90+4 ishin autorët e golave për miqtë.

Me rezultatet e arritura në këto dy ndeshje, Lazio shkon në vendin e tetë me 31 pikë, Bologna në vendin e 10 me 27 pikë, Sassuolo në vendin e 13 me 24 pikë dhe Venezia në vendin e 16 me 17 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore