Përballje

Serie A, kryesuesit luftojnë për fronin


Do të luhen sonte, e mërkurë, edhe katër ndeshje tjera në kuadër të javës së 15-të.

Me fitore e nisën javën Atalanta dhe Juventus, e të njëjtën gjë do tentojnë ta bëjnë edhe skuadrat tjera në luftë për titull dhe për vendet Evropiane.

Sikur mbrëmë, katër ndeshjet ndahen dy nga dy, në dy orarë të ndryshme.

Me fillim në orën 18:30, luajnë Roma dhe Inter.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, do të jetë mysafire e Bologna-s.

Roma kërkon fitoren e tretë radhazi për të mbajtur hapin me Atalanta-n e vendit të katërt, kurse Bologna dëshiron të vazhdojë luftën për vendet Evropiane.

Roma e vendin të pestë dhe Bologna ndahen vetëm me katër pikë, andaj edhe ndeshja e sontme pritet të jetë shumë e barazpeshuar.

Në të njëjtin orar, Inter e pret në “Guizzepe Meazza”, Spezia-n.

Për zikaltërit, kjo ndeshje pritet të jetë një tre pikësh i lehtë.

Skuadra e Inzaghi-t po kalon një formë shumë të mirë me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Zikaltërit janë afruar me kreun në vetëm katër pikë dhe do të tentojnë ta mbajnë hapin edhe sonte, me kundërshtarin e tyre që ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.

Në orën 20:45, është radha për Napoli-n dhe Milan-in.

Kryesuesit udhëtojnë te skuadra që ia mundësojë të udhëheqin të vetëm, Sassuolo.

Skuadra e Spalleti-t u kundërpërgjigj shumë mirë pas humbjes së parë në Serie A, duke e mposhtur 4-0 Lazio-n.

Sonte ata do të kërkojnë që me një fitore të vazhdojnë të mbajnë komoditetin në krye.

Kundështar i tyre është Sassuolo, që vjen pas një fitoreje të madhe 1-3 në “San Siro”.

Milan në anën tjetër udhëton te Genoa.

Këta të fundit nuk kanë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë barazuar katër dhe kanë humbur një.

Milan në anën tjetër nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, dhe këtë do të kërkojë ta ndryshojë sonte.

Për kuqezinjtë, kjo ndeshje është e lehtë në letër, por duke marrë parasysh mungesat, gjithçka është e mundur.

Këto ndeshje mbyllin të mërkurën në Serie A, kurse të enjten zhvillohen edhe dy tjera për të mbyllur javën e 15-të në elitën e futbollit italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore