Përballje

Serie A, Inter kërkon të shkëputet edhe më tej


Vazhdojnë sot ndeshjet e javës së 24-të në Serie A.

Barazimin e Juventus përballë Verona-s, do kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum rivalet e zonjës së vjetër.

Zonja e vjetër, që këtë sezon me plotë kuptimin e fjalës duket e vjetër, duket se do e lëshoj “Scudetto-n” nga duart pas nëntë viteve sundim.

Është Inter e Conte-s ajo që po e nuhatë çdo javë e më tepër këtë trofe, i cili mund të jetë i pari trofe pas dhjetë viteve shterpësi.

Zikaltërit në “Guiseppe Meazza” me fillin nga ora 15:00, presin Genoa-n në formë, me synim që të arrijnë fitoren numër pesë me rradhë në Serie A.

Pas fitores në derbi, Inter vjen me motivim të jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, ku mungesa të vetme janë Sensi dhe Hakimi.

Në anën tjetër Genoa nuk është mposhtur në shtatë takimet e fundit në Serie A, duke iu shmangur një herë e mirë zonës së ftohtë.

Conte do shpresojë edhe në një rezultat pozitiv të Roma-s, për t’u shkëputur edhe më shumë nga Milan.

Ndeshja në “Olimpico” fillon nga ora 20:45.

Duelet tjera të ditës janë:

Sampdoria – Atalanta, 12:30

Crotone – Cagliari, 15:00

Udinese – Fiorentina, 15:00

Napoli – Benevento, 18:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore