Sport

Serie A/ Inter-i, Atalanta dhe Fiorentina në kërkim të tri pikëve


Në Serie A italiane do të luhen tre ndeshje të shtunën. Mes skuadrave që do të zbresin në fushë janë Inter-i, Atalanta dhe Fiorentina.

Serie A filloi javën e saj të katërt të premten me sfidën mes Sassuolo-s dhe Torino-s. Ndeshje e përfunduar me fitoren minimale 0-1 të miqëve.

Ndeshja e parë e të shtunës në Serie A është ajo mes Genoa-s dhe Fiorentina-s. Sfida do të luhet në “Luigi Ferraris”, duke filluar nga ora 15:00.

Geona ka tre pikë pas tre ndeshjeve të para këtë sezon. Fiore ka grumbulluar gjashtë pikë. Tre ndeshjet e fundit mes tyre kanë përfunduar në barazime, 1-1, 1-1 dhe 0-0.

Inter-i do të presë Bologna-n në “Giuseppe Meazza”, duke filluar nga ora 18:00. Kampionët në fuqi të Serie A, kanë shtatë pikë në renditje pas tre ndeshjeve të para. Statistika të ngjashme edhe për miqtë.

Inter-i ka arritur ta mposhtë Bologna-n në të dy takimet e zhvilluara sezonin e kaluar, 1-0 dhe 3-1.

Ndeshja e fundit e të shtunës në Serie A do të luhet mes Salernitana-s dhe Atalanta-s. Takimi do të zhvillohet në “Stadio Arechi”, duke filluar nga ora 20:45.

Vendasit nuk kanë marrë ende pikët e para këtë sezon debutues në Serie A. Për miqtë janë katër pikë në tre ndeshje.

Serie A do të vijojë përsëri të dielën dhe të hënën me sfidat: Empoli – Sampdoria, Venezia – Spezia, Hellas Verona – Roma, Lazio – Cagliari, Juventus – Milan dhe Napoli – Udinese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore