Sport

Serie A/ Gjimshiti përballet me Kumbullën, në fushë zbret edhe Juventus-i


Tre ndeshje do të luhen këtë të shtunë në Serie A italiane. Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Roma-n e Marash Kumbullës.

Ndeshjet luhen për javën e 18 të kampionatit. Javë e cila nisi me përballjen Salernitana – Inter, e fituar me shifrat 5-0 nga zikaltrit.

“Gewiss Stadium” do të mirëpresë sfidën e parë në Serie A për këtë të shtunë. Atalanta do të presë Roma-n, duke filluar nga ora 15:00.

Skuadra nga Bergamo renditet e treta në kampionat me 37 pikë. Kryeqytetasit renditen në vendin e tetë me 28 pikë.

Në “Renato Dall’Ara”, duke filluar nga ora 18:00 do të luhet sfida mes Bologna-s vendase dhe Juventus-it.

Miqtë nga Torino kanë 28 pikë në renditje dhe mbajnë vendin e gjashtë. Katër pikë më pak kanë vendsit, që renditen të 10-ët.

Sfida e fundit e të shtunës në Serie A do të luhet në “Unipol Domus”. Cagliari vendas do të përballet me Udinese-n, duke filluar nga ora 20:45.

Miqtë qëndrojnë më lartë në renditje. Udinese mban vendin e 15 dhe ka 17 pikë. Skuadra nga Sardenja ka 10 pikë dhe renditet e parafundit.

Serie A do të luajë të dielën sfidat e mbetura të javës së 18:

Fiorentina – Sassuolo

Spezia – Empoli

Torino – Hellas Verona

Sampdoria – Venezia

Milan – Napoli

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore