Sport

Serie A/ Formacioni i javës


Pasi kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 16 të Serie A italiane është shpallur dhe formacioni me 11 më të mirët e kësaj jave që ndihmuan ekipet e tyre për të arritur objektivat në ndeshjet përkatëse.

Në portë: Wojciech Szczesny (Juventus) i vlerësuar me notën 8.3.

Në mbrojtje: Danilo (Juventus) me notën 7.1, Glik (Benevento) me notën 7, Palomino (Atalanta) me notën 7.3 dhe Di Marco (Hellas Verona) me notën 7.5.

Në mesfushë: Chiesa (Juventus) me notën 8, Pobega (Spezia) me notën 7.5, Luis Alberto (Lazio) me notën 7.5 dhe Keita Balde (Sampdoria) me notën 7.1.

Në sulm: Zapata (Atalanta) me notën 7.8 dhe Mayoral (Roma) me notën 8.7.

Lojtari më i vlerësuar i javës ishte Borja Mayoral. Lojtari i Roma-s, luajti 85’ para se t’i linte vendin Edin Dzeko-s, shënoi dy gola në përballjen me Crotone-n në fushën e këtyre të fundit dhe një penallti të fituar, të cilën e shëndroi në gol Henrikh Mkhitaryan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore