Përballje

Serie A, fokusi te Juventus-i, Lazio, Bologna dhe Fiorentina


Milan-i është lider i ri i Serie A-së, deri sa Atalanta u bashkua në katërshen e ashpër të titullit me fitoren në fushën e Napoli-t.

Të ndarë nga këto të katërtat, janë pjesa tjetër e kampionatit.

Roma, e cila u mposht nga Inter-i, sot rrezikon ta humb edhe vendin e pestë.

Të gjithë ndjekësit e tyre – Fiorentina, Juventus, Bologna dhe Lazio luajnë ndeshjet e tyre.

Tri të para kanë nga 24 pikë, një më pak se Roma, kurse Lazio ka 22.

Ditën e nis Fiorentina në 12:30, me vizitën pikërisht te Bologna.

Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve në javën e kaluar, dhe kërkojnë që me një sukses sot të ngjiten në vendin e pestë.

Bologna ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon këtë sezon.

Fiorentina në anën tjetër është skuadra e vetme pa asnjë barazim në Serie A, me tetë fitore dhe shtatë humbje.

Më vonë, do të jetë radha e Lazio-s.

Skuadra e Maurizio Sarri-t ka një punë jo të lehtë, në vizitë te Sampdoria.

Vendasit kërkojnë të shkëputën nga zona e ftohtë, derisa Lazio kërkon kthimin te fitorja pas tri ndeshjesh pa fitore.

Ndeshja e këtyrë dy skuadrave fillon në orën 18:30.

Kurse, ditën e mbyll Juventus-i, bardhezinjtë përballen me Genoa-n tërësisht jashtë formës.

Mysafirët nuk kanë fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit, dhe “Allianz Stadium” nuk duket si vendi ku ata mund të rikthejnë formën.

Por, me mënyrën se si po shkon ky edicion i Serie A-së, gjithçka mund të pritet.

Ndeshja fillon në orarin e zakonshëm 20:45, kurse në orën 15:00 luhen edhe dy ndeshje.

Ato janë:

Spezia – Sassulo

Venezia – Verona

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore