Përballje

Serie A flet për kreun, Shën Valentini i futbollit


Kampionati më interesant i sezonit në evropë edhe këtë të dielë vjen me super përballje.

Ditën e hap Roma në ndeshjen e orës 12:30 ku pret Udinese-n me synimin që të ngjitet përsëri në vendin e tretë.

Ora 15:00 vazhdon me dy ndeshje tjera ku Cagliari pret Atalanta-n dhe Sampdoria pret Fiorentina-n.

Para derbit të mbrëmjes, Crotone pret Sassuolo-n në orën 18:00.

Kurse për fund, është rezervuar edhe ëmbëlsira.

Në “San Siro”, Inter-i që synon kreun pret Lazio-n që ka fituar secilën nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi vjen me gjithë skuadrën në dispozicion sonte kurse Lazio-s i mungojnë Acerbi, Luiz Felipe dhe portjeri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Skuadra e Conte-s me fitore do ngjitej në kuotën e 50 pikëve duke parakaluar kështu Milani-m, kurse Lazio me fitore do ngjitej mbi Juventus dhe Napoli me 43 pikë.

“San Siro” pret edhe një tjetër super ndeshje, që në një ditë dashurie, pritet të jetë dhurata më e mirë për gjithë fansat e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore