Sport

Serie A, bilanci i blerje-shitjeve, kryeson Inter-i, Milan dhe Roma në fund


“Tifosy”, kompania lider në konsulencën sportive në fushën financiare, ka hartuar renditjen e klubeve italiane që kanë fituar më shumë nga tregu veror i vitit 2021.

Bilanci është i thjeshtë dhe bazohet në blerjen dhe shitjen e lojtarëve, pa marrë parasysh komisione shtesë, apo paga.

Pavarësisht renditjes së klubeve, nëse ato janë me minus nga transferimet në hyrje dhe dalje, jo gjithmonë ky impakt është negativ në buxhetin e sezonit 2021/22.

Në rastin e Milan-it, largimet e Hakan Calhanoglu-s dhe Gianluigi Donnarumma-s, nuk sollën asnjë të ardhur në arkat e klubit, por klubi u lirua nga pagat e tyre dhe angazhimet e tjera që rëndojnë në buxhet.

E njëjta situatë është edhe për Juventus-in. Klubi doli me bilanc negativ nga largimi i Cristiano Ronaldo-s, por në krahun tjeter shpetoi nga super paga e larte e portugezit.

Renditja e plote e skudrave te Serie A ne bilancin e blerje-shtijeve, pergjate merkatos se veres 2020:

Inter: 161,1 milionë euro

Udinese: 53,5 milionë euro

Empoli: 19,2 milionë euro

Torino: 6,1 milionë euro

Juventus: -0,5 milionë euro

Salernitana: -0,8 milionë euro

Sassuolo: -3 milionë euro

Lazio: -5,2 milionë euro

Sampdoria: -6 milionë euro

Fiorentina: -6,2 milionë euro

Cagliari: -7,5 milionë euro

Bologna: -8,4 milionë euro

Verona: -12 milionë euro

Genoa: -13,6 milionë euro

Venezia: -17,1 milionë euro

Spezia: -19 milionë euro

Napoli: -19,6 milionë euro

Atalanta: -30,6 milionë euro

Milan: -69,2 milionë euro

Roma: -95,5 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore