Sport

Seria A/ Pretendentët zbresin në fushë


Ditën e mërkurë do të zhvillohen dy ndeshjet e prapambetura të Serisë A, Inter – Sassuolo dhe Juventus – Napoli. Të dy takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 18:45.

Në “Giuseppe Meazza” Inter-i i Antonio Conte-s do të zbresë në fushë për të thelluar epërsinë në pikë ndaj vendin të dytë në renditje. Zikaltrit kanë grumbulluar 68 pikë pas 28 javëve dhe aktualisht kanë tetë pikë më shumë se Milan-i i vendit të dytë.

Në krahun tjetër, Sassuolo pas 28 javësh ka grumbulluar 40 pikë, duke u renditur në vendin e nëntë të klasifikimit.

Inter-i është ekipi që ka marrë më shumë pikë në ndeshjet në shtëpi. Në 13 ndeshje, zikaltrit kanë marrë 34 pikë. Sassuolo në ndeshjet jashtë, ka grumbulluar 21 pikë, pas 14 ndeshjesh.

Përballja e fundit, mes dy ekipeve, gjatë fazës së parë të kampionatit, përfundoi me rezultatin 0-3 për Inter-i. Golat u shënuan nga Alexis Sanchez-i, Roberto Gagliardini dhe një autogol i Vlad Chiriches-it.

Në ndeshjen e së mërkurës, Conte pritet ta rreshtojë ekipin me 3-5-2. Në portë: Handanoviç, në mbrojtje: Darmian – De Vrij – Skrinar, në mesfushë: Hakimi – Barella – Gagliardini – Eriksen – Young, në sulm: Sanchez – Lukaku.

Ndeshja tjetër do të luhet në “Allianz Stadium”. Juventus-i i Andrea Pirlo-s do të luajë sezonin përballë Napoli-t. Nëse humbet, Juventus-i rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, që mund të sjelli edhe shkarkimin e Pirlo-s nga posti i trajnerit.

Momentalisht të dy ekipet kanë nga 56 pikë, pas 28 javësh dhe ndajnë pozitat e vendit të katërt, Juventus-i dhe të pestë Napoli.

Në ndeshjet në shtëpi bardhezinjtë numërojnë 32 pikë pas 14 javësh. Napoli në ndeshjet jashtë, numëron 25 pikë pas 14 javësh.

Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë në kampionat, përfundoi me rezultatin 1-0 për Napoli-n. Lorenzo Insigne shënoi golin e fitores për vendasit.

Pirlo pritet ta rreshtojë ekipin me 4-3-3 klasike. Në portë: Szczesny, në mbrojtje: Danilo – Chiellini – De Ligt – Cuadrado, në mesfushë: Chiesa – Bentancur – Rabiot – Ramsey dhe në sulm: Morata – Ronaldo.

Në krahun tjetër, Gennaro Gattuso pritet të luajë me 4-2-3-1. Në portë: Meret, në mbrojtje: Di Lorenzo – Manolas – Koulibaly – Hysaj, në mesfushë: Bakayoko – Ruiz, përpara mesfushës: Insigne – Zielinski – Politano dhe në sulm: Mertens.

Seria A do të vijojë ne datat 10-11-12 prill. Inter-i do të presë Cagliari-n, Juventus-i do të presë Genoa-n, Napoli do të udhëtojë në Xhenoa, ku do të përballet me Sampdoria-n, ndërsa Sassuolo do të ketë përballë Benevento-n, në fushën e këtyre të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore