Sport

Seria A/ Nuk ka supriza, fitojnë të mëdhatë


Kanë përfunduar tre ndeshjet e orës 15:00 në Serinë A italiane. Juventus-i, Napoli dhe Lazio kanë siguruar nga tri pikë.

Juventus-i ka mposhtur Genoa-n me rezultatin 3-1 në “Allianz Stadium”. Serinë e golave e hapi, Dejan Kulusevski në minutën e katërt të takimit. Alvaro Morata shënoi për 2-0 në të 22’, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë pati nga një gol për secilin ekip. Fillimisht shënoi, Gianluca Scamacca, për 2-1 në të 49’. Ndërsa golin e fundit të takimit e shënoi Weston McKennie në të 70’.

Napoli ia doli të merrte tri pikët në “Luigi Ferraris” përballë vendasve të Sampdoria-s. Ekipi i Gennaro Gattuso-s shënoi nga një gol për çdo pjesë. Në pjesën e parë shënoi Fabian Ruiz-i, në të 35’. Goli i dytë dhe i fundit për këtë takim, erdhi nga Victor Osimhen-i tre minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit.

Lazio mori një fitore minimale në fushën e Hellas Verona-s. Goli i vetëm i takimit u shënua në 90+2’ nga mesfushori lacial, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Duke filluar nga ora 18:00, Roma do të përballet me Bologna-n dhe nga ora 20:45, Fiorentina do të përballet me Atalanta-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore