Sport

Seria A/ Ngec Milan-i, Napoli hynë në zonën Champions


Kanë përfunduar tetë sfida të Serise A, të luajtura ditën e shtunë, për llogari të javës së 29-të.

Milan-i nuk ia doli të shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Sampdoria-s. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, fillimisht shënuan miqtë me anë të Fabio Quagliarella-s, në minutën e 57. Golit të të cilit iu përgjigj ai i Jens Petter Hauge-s, tre minuta nga koha e rregullt e takimit.

Atalanta ka marrë tri pikë përballë Udinese-s. Ekipi i Gian Piero Gasperini-t fitoi me rezultatin 3-2. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë të takimit, me anë të Luis Muriel-it, përkatësisht në minutat 19’ dhe 43. Roberto Pereyra shënoi për miqtë në pjesën e parë, në të 45’, duke ngushtuar rezultatin.

Në pjesën e dytë të takimit, në të 61’ shënoi kolumbiani tjetër i sulmit bergamask, Duvan Zapata. Jens Stryger Larsen-i shënoi golin e fundit të takimit, për të vulosur shifrat përfundmtare në 3-2, në minutën e 71’.

Benevento dhe Parma janë ndarë në barazim 2-2. Pjesa e pare u mbyll me avantazhin e vendasve. Kamil Glik-u shënoi për 1-0 në të 23’. Në të 55’, Jasmin Kurtiç-i barazon shifrat në 1-1.

Artur Ionita shënoi për 2-1 në të 67’. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Dennis Man-i barazoi gjithçka në 2-2.

Cagliari është mundur në shtëpi nga Hellas Verona. Golin e parë të takimit e shënoi, Antonin Barak-u në të 54’. Ndërsa, goli i fundit i takimit erdhi nga Kevin Lasagna, në të 90+8’.

Genoa dhe Fiorentina janë ndarë në barazim 1-1. Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi, Mattia Destro në të 13’ dhe Dusan Vlahoviç-i barazoi ndeshjen në të 23’.

Lazio ja ka dal me vështirësi përballë Spezia-s. Lacialët fituan me rezultatin e ngushtë 2-1. Fillimisht shënoi Manuel Lazzari në të 56’. Daniele Verde barazoi përkohësisht sfidën në të 73’. Një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt, ndërhyrja e VAR, akordon penallti për Lazio-n, të cilën e shëndron në gol, Felipe Caicedo.

Napoli riskon jo pak, në atë fitore 4-3 përballë Crotone-s. Vendasit shënuan tre herë në pjesën e parë të takimit. Fillimisht shënuan, Lorenzo Insigne në të 19’ dhe Victor Osimhen-i në të 22’. Benali Simy në të 25’ shënoi për Crotone-n. Ndërsa, Dries Mertens-i, shënoi për 3-1, në të 34’.

Në pjesën e dytë, ishte përseri Simy që do të ngushtonte rezultatin në të 48’ dhe Junior Messias-i do të barazonte përkohësisht në të 59’. Giovanni di Lorenzo do të mendonte për fitoren e Napoli-t. Mbrojtësi shënon në të 72’ për 4-3.

Sassuolo dhe Roma janë ndarë në barazim 2-2. Golin e parë të takimit e shënuan miqtë, me anë të Lorenzo Pellegrini-t në të 25’. Ndeshja u barazua në të 57’, nga Hamed Junior Traore.

Bruno Peres-i shënoi në të 69’ për 1-2. Ndeshja u barazua përfundimisht nga Giacomo Raspadori, pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore