Sport

Seria A/ Ndeshjet e ditës


Seria A italiane do të presë tre ndeshje, të javës së 30, ditën e shtunë. Spezia do të përballet me Crotone-n, Parma me Milan-in dhe Udinese me Torino-n.

Duke filluar nga ora 15:00, në “Stadio Alberto Picco”, Spezia e Ardjan Ismajlit do të ndeshet me Crotone-n. Vendasin pozicionohen në vend të 16 me 29 pikë, kundrejt 15 pikëve dhe vendit të fundit që mbjanë miqtë.

Përballja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur gjatë fazsë së parë, përfundoi me rezultatin 4-1 për Crotone-n.

Parma do të presë Milan-in në “Ennio Tardini” duke filluar nga ora 18:00. Vendasin gjenden në vendin e parafundit të renditjes me 20 pikë. Milan-i ka grumbulluar 60 pikë dhe renditet në vendin e dytë.

Përballja e fundit mes tyre, e luajtur gjatë fazës së parë të Serisë A, përfundoi në barazim 2-2.

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë në Serinë A do të jetë ajo midis Udinese-s dhe Torino-s, në “Dacia Arena”. Vendasit renditen në vendin e 12 të Serisë A me 33 pikë. Në vendin e 17 dhe me 24 pikë gjendet Torino.

Ndeshja e fundit mes tyre, përfundoi me rezultatin 2-3 për Udinese-n.

Ditën e diel do të luhen sfidat e tjera të Serisë A: Inter – Cagliari, Juventus – Genoa, Hellas Verona – Lazio, Roma – Bologna dhe Fiorentina – Atalanta. Të hënën do të luhet edhe sfida e fundit e javës 30 në Serinë A, ajo midis Benevento-s dhe Sassuolo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore