Sport

Seria A/ Atalanta e pandalshme, fiton edhe Torino e Vojvodës dhe Berishës


Kanë përfunduar dy sfidat e para për këtë të diel në Serie A italiane. Ndeshjet e luajtën për javën e 17 të Serie A.

Atlalanta ka marrë fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si skuadra më në formë e momentit në kampionat.

Fitore arriti edhe Torino. Të besuarit e Ivan Juric-it u rikthyen te fitorja pas dy barazimeve dhe një humbjeje.

Në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, vendasit fituan me shifrat 2-1 përballë Bologna-s. Antonio Sanabria në pjesën e parë dhe një autogol i Adama Soumaoro-s në pjesën e dytë i dhanë tri pikët Torino-s. Për miqtë shënoi Riccardo Orsolini.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda luajti 90 minuta në këtë takim. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, e pa ndeshjen nga stoli.

Sfida tjetër e luajtur në “Marc Antonio Bentegodi”, pa miqtë të dilnin me tri pikët. Hellas Verona edhe pse prodhoi lojë, nuk mundi të merrte fitore.

Atalanta e Gian Piero Gasperini-t fitoi me rezultatin 2-1. Golin e parë të takimit e shënuan vendasit me të përherëshmin, Giovanni Simeone-n.

Bergamaskët barazuan në pjesën e parë me rusin, Aleksei Miranchuk-un. Për të vulosur shifrat në 2-1 mendoi holandezi, Teun Koopmeiners-i.

Atalanta fiton dhe ngjitet në vendin e tretë në Serie A. 37 pikë ka skuadra nga Bergamo në renditje. Dy pikë më shumë ka Milan-i i vendit të parë.

Bologna renditet në vendin e nëntë me 24 pikë. Një pikë më pak dhe vendi i 10 në renditje për Hellas Verona-n. Ndërsa, Torino ngjitet në vendin e 12 me 22 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore