Sport

Sergio Ramos shumë afër rinovimit me Real Madrid


Në fillim të këtij viti, të gjithë ishin të sigurt që Sergio Ramos po kalon muajt e fundit në Madrid, por kjo gjë duket se ka ndryshuar.

Kapiteni legjendar i Los Blancos, kohën të cilën po e kalon jashtë për shkak të lëndimit duket se po e shfrytëzon për të përmirsuar marrëdhëniet me presidentin, Florentino Perez.

Ramos, një ikonë e klubit madrilen, për shumë kohë e ka shprehur dëshirën e tij që të penzionohet në “Santiago Bernabeu”.

Të dhënat e fundit nga MARCA, tregojnë që Ramos dhe Perez kanë arritur mesin e artë pas afër 4 muajve negociata.

Sipas raportimeve të MARCA, Ramos pret që kontrata e tij të finalizohet dhe të nënshkruhet në muajin mars.

Ramos dhe Perez do takohen shumë shpejtë për të zgjidhur situatën e kontratës, për të cilën të dy palët mendojnë se zgjati më shumë se që duhet.

Me shumë mundësi, Ramos do jetë kapiteni i parë i “Santiago Bernabeu” të ri që do hap dyertë sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore