Sport

Sergio Ramos pozitiv me Covid-19


Kapitenit të Real Madrid-it nuk po i ndalen lajmet negative. Sergio Ramos sot ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Përveç lëndimit, 35-vjeçarit spanjoll i shtohet edhe covid-i.

Ramos pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Republikës së Kosovës sa ishte në detyrë për Spanjën.

Sergio Ramos ka luajtur shumë pak ndeshje gjatë vitit 2022, me lëndimet e shumta që e kanë përcjell gjatë gjithë kohës.

Më 14 janar ai pësoi një lëndim që e mbajti jashtë fushave për dy muaj.

Vetëm tre ndeshje pas rikthimit, ai u dëmtua përsëri, një lëndim që do ta mbaj jashtë fushave për dy-tre muaj.

Dhe, tani, edhe virusi.

Përveç Sergio Ramos-it, i infektuar me Covid-19 te Real Madrid-i ka rezultuar edhe qendërmbrojtësi francez, Raphaël Varane.

Ky infektim, me sa duket do t’ia ngadalësojë Ramos-it periudhën e rikuperimit, me kapitenin e Real-it që do t’i mungoj klubit madrilen gjatë gjithë muajit prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore