Sport

Sergio Aguero vuan nga problemet me zemrën


Aguero largohet nga fusha pas problemeve që pësoi

Sergio ose Kun Aguero po vuan nga probleme me zemrën.

Gjatë ndeshjes të së shtunës mbrëma që Barcelona e barazoi me rezultat 1-1, Aguero u largua nga fusha më herët.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Aguero u detyrua të lëshojë fushën.

Sulmuesi argjentinas i katalunasve, u pa duke mbajtur dorën në gjoks dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

Pas pak minutash, klubi i Barcelonës e konfirmoi që Kun është hospitalizuar pranë ambienteve të klubit.

Kun do t’i nënshtrohet një testi kardiak, për të kuptuar nëse problemi i tij është serioz.

Kjo është hera e parë që lojtarit i shfaqet një problem i tillë, dhe e gjithë bota e futbollit është mbledhur bashk për t’i uruar argjentinasit më të mirën.

Së shpejti, nga testet do të mësohet se cili është problemi me Aguero-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore