Sport

Serena Williams – midis dëmtimit dhe ambicies


Dëmtimi në shpatull e bëri të pamundur pjesëmarrjen e Serena Williams-it  në gjysmë-finalen kundër numërit një Ashley Barty në kompeticionin e Yarra Valley Classic.

Turneu është pjesë e Shoqërisë së Tenisit të Femrave (Women Tennis Association/WTA), i cili zhvillohet në Melbourne të Australisë [I njëjti qytet ku organizohet Australian Open].

Më herët, Williams mundi bashkëkombësen Danielle Collins me rezultatin 6 – 2; 4 -6; 10 – 6 në tetëshen e fundit të Melbourne-it.

Williams është ende e vendosur të fitojë titullin e 24-t të saj të kategorisë njëshe për në Australian Open [Grand Slam].

Të gjashtë eventet e hapjes së ATP-së (Association of Tennis Professionals/Shoqëria e Tenistëve Profesionistë dhe WTA-së, bashkë me çeljen zyrtare të kampionatit, do të zhvillohen të hënë [8 shkurt].

Titulli i fundit që arriti të fitojë 39 vjeçarja Williams, ishte Australian Open 2017. Ajo e humbi atë të 2018-ës dhe shkoi deri në gjysmë-finale në 2019-ën por, humbi në raundin e tretë vitin e kaluar [2020].

Aktualisht, amerikania renditet e 11-ta në botë në listën e WTA për kategorinë njëshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore