Sport

Serbit në Vushtrri i sekuestrohen armë pa leje dhe municion


Armët dhe municioni i sekuestruar nga policia

Një serbit në fshatin Gojbullë të Vushtrisë i janë sekuestruar armë dhe municion nga hetuesit policorë.

Policia fillimisht kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për shkak se kishe dyshime se ai posedonte armë pa leje.

Në shtëpinë e të dyshuarit serb, M.M., 73 vjeçar, janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion.

  • Dy pushkë automatike AK-47
  • Tetë karikator të pushkës AK47
  • Dy pushkë të gjata M48
  • Një pistoletë
  • Tetë raketahedhës ( Tromblona)
  • Një raketahedhës (Zollë)
  • Dy granata dore
  • 1 mijë e 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm
  • Pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformës ushtarake, por pa asnjë emblemë.

Armët dhe municioni i sekuestruar, do të përdoren si dëshmi në hetimin e mëtutjeshëm.

Ndaj të dyshuarit serb është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, i dyshuari është dënuar me masën e ndalimit prej 48 orëve, i cili ishte vendimi i prokurorit të rastit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore