Lajme

Serbia njofton për implementimin e pikës së parë të marrëveshjes për targat, afishet gati nga e hëna


Barikada në Bërnjakë

Rifillimi i punës në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Brnjak do të vazhdojë nga e hëna e 4 tetorit nga ora 8 e mëngjesit, ashtu siç parashikohet me marrëveshjen e 30 shtatorit 2021 mes Kosovës dhe Serbisë.

E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën dhe Metohinë e Qeverisë së Serbisë” ka njoftuar se faza e parë e zbatimit të marrëveshjes në lidhje me targat, e arritur në Bruksel më 30 shtator, ka përfunduar sot, dhe se për shkak të përgatitjes së fazës së dytë, si punë administrative, kalimet pezullohen përkohësisht nga kjo pasdite deri të hënën e 4 tetorit në orën 8 të mëngjesit.

Për këtë, kjo zyrë thotë se negociatori serb e ka informuar edhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Tërheqja e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës dhe vendosja e pjesëtarëve të misionit të KFOR-it, dhe heqja e barrikadave fizike nga Jarinja dhe Brnjaku, përbënë implementimin e fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes për targat.

Njesia Speciale Operative e Policisë së Kosovës- para tërheqjes nga Jarinja dhe Bërnjak

Pas përfundimit të fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes, përgatitjet për zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes do të pasojnë këtë pasdite, e cila përfshin lëshimin e afisheve ngjitëse për të mbuluar shenjat përkatëse në targat e lëshuara nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës. Pra, nga e hëna e 4 tetor në orën 20:00.

Në këtë drejtim, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të ngarkuar me shpërndarjen e afisheve për qytetarët, në periudhën nga 2 deri më 4 tetor, do t’i nënshtrohen trajnimit special për kryerjen e detyrave që lidhen me aplikimin e regjimit të afisheve për automjetet me targa RKS, lëshuar nga Prishtina zyrtare.

Gjithashtu, thuhet se nga e hëna e 4 tetorit, qytetarët do të kenë qasje në afishe për të mbuluar pjesë të veçanta të targave në të gjitha vendkalimet me Kosovën, si dhe udhëzime për aplikimin e tyre. Po ashtu, qytetarët do të informohen për këtë përmes mediave dhe fushatës së përshtatshme informative, por edhe përmes zyrtarëve policor në pikat kufitare, raportojnë mediat serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore