Rajoni

Serbia nisi implementimin e vaksinës kineze anti-Covid


Serbia, është vendi i parë i Evropës, që nisi të mërkurën përdorimin e vaksinës kineze, të kompanisë Sinopharm. Të parët që po e marrin këtë vaksinë, janë personeli mjekësor dhe ushtarët.

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, i cili e mori i pari këtë vaksinë, deklaroi se kjo është mënyra e vetme për rikthimin në normalitet. Sipas ministrit, të gjitha janë vaksina të sigurta.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanovic, njoftoi se ai dhe më shumë se 700 ushtarë, u vaksinuan me vaksinën kineze.

Vaksina e kompanisë Sinopharm, ka shkaktuar polemika në shtetet perëndimore. Kina pas testimeve të vaksinës, përdorimin e saj e zhvilloi në fund të vitit 2020.

Sipas ekspertëve kinez, kjo vaksinë ka 79% efektivitet, në momentin që implementohet.

Kjo shifër është shumë e vogël sipas ekpsertëve ndërkombëtarë, pasi efektiviteti i vaksinës duhet të jetë rreth 95%. Ku përmendin vaksinat e kompanisë Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Serbia javën e kaluar pranoi 1 milion doza të vaksinës nga kompania Sinopharm.

Kompanitë kineze, kanë investuar miliarda euro në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se vaksina AstraZeneca, është shumë afër mbërritjes në vend.

Vuçiç shtoi që një dërgesë tjetër prej 250 mijë dozash e vaksinës ruse Sputnik V pritet që të mbërrijë këtë javë. 200 mijë për dozën e parë dhe 50 mijë për dozën e dytë.

Ai tha se është ngritur një sistem shtetëror monitorimi për të regjistruar ata të cilët ishin vaksinuar, së bashku me të dhënat për kohën dhe vendin e vaksinimit.

Më shumë se 20 mijë serbë janë vaksinuar deri më tani që nga fillimi vaksinimit në fund të dhjetorit. Të vaksinuarit janë kryesisht të moshuarit dhe personeli mjekësor. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore