Qeveria e Serbisë ka njoftuar të martën se do të fillojë bisedimet mbi një marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), në janar 2020-ës.
Ministria serbe e Financave ka bërë me dije se marrëveshja e re synon vazhdimin e ekzekutimit të reformave strukturore në Serbi.
Javën e kaluar, FMN ka njoftuar se ka përfunduar shqyrtimin e pestë dhe të fundit nën Instrumentin e Koordinimit të Politikave 30-mujore (PCI) për Serbinë. Një rregullim ky, jo-financiar, i miratuar në korrik 2018-ës që përqendrohet në zbatimin e reformave strukturore.
Sipas FMN-ës, programi i politikave ka lehtësuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Ky program ka si qëllim krijimin e reformave për vende të reja pune dhe përmirësimin e standardeve të jetesës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PBB-ja e Kinës rritet me 5.3% në tremujorin e parë – por entuziazmi është i vakët
-
Financimi nga USAID për zhvillimin e Shqipërisë rinovohet deri në 2030
-
Aktiviteti i tregjeve të kapitalit të Kinës bie në nivelet më të ulëta
-
Arsimi dhe Shëndetësia presin rritje pagash nga 1 korriku, në përgatitje paketa fiskale për të rinjtë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh