Lajme

Serbia mbetet i vetmi vend i rajonit që nuk përfillë vendimet dhe deklarimet e BE-së në lidhje me Ukrainën


Ilustrim

Serbia që nga 18 shkurti e deri më tre mars nuk ka respektuar asnjë deklaratë të Këshillit Evropian (KE) në lidhje me luftën në Ukrainë, që nga fillimi i invazionit të Rusisë në atë vend.

Bashkimi Evropian (BE) ka lëshuar së paku nëntë deklarata në lidhje me luftën në Ukrainë që nga 18 shkurti, mirëpo Serbia nuk ka pranuar asnjërën nga to.

Më 18 shkurt, KE miratoi të parën në një seri prej nëntë deklaratash, duke dënuar “situatën në Ukrainën lindore dhe grumbullimin e forcave ushtarake ruse” brenda dhe pranë kufirit.

“Mbledhja e forcave të armatosura të Rusisë në dhe rreth Ukrainës është ende një shkak për shqetësim serioz. Bashkimi Evropian po i bën thirrje Rusisë që të qetësojë tensionet duke tërhequr ndjeshëm forcat e saj ushtarake nga zona në kufirin me Ukrainën”.

“BE-ja dënon përdorimin e armëve të rënda dhe granatimet pa dallim të zonave civile, të cilat janë shkelje të qarta të Marrëveshjes së Minskut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar. E përgëzojmë Ukrainën për qëndrimin e saj të përmbajtur, pavarësisht provokimeve të vazhdueshme dhe përpjekjeve për të destabilizuar atë vend”, shkruan ndër të tjera në deklaratën e BE-së të datës 18 shkurt.

Këshilli i Evropës

Vendet kandidate si Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, Procesi i Stabilizim Asociimit dhe kandidati potencial Bosnja dhe Hercegovina (BeH), vendet e EFTA që i përkasin Zonës Ekonomike Evropiane Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, si dhe Ukraina, Republika e Moldavia dhe Gjeorgjia pajtohen me deklaratën e KE-së.

Ndërsa pakë ditë më pas, përkatësisht me 23 shkurt, Këshilli gjithashtu kishte miratuar Vendimin e Këshillit (CFSP) 2022/2651. Vendimi i Këshillit shton 22 persona fizikë dhe katër persona juridikë në listën e personave, subjekteve dhe organeve që u nënshtrohen masave kufizuese të renditura në aneksin e Vendimit 2014/145/CFSP.

Po atë ditë, KE miratoi një vendim që krijon një kornizë të re për masat kufizuese të synuara në përgjigje të njohjes së zonave nën kontrollin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës dhe urdhrave nga forcat e armatosura ruse në ato zona.

Forcat ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën, pak ditë para invazionit mbi të

Gjithashtu, më 23 shkurt u miratua një tjetër vendim me të cilin Këshilli merr masa të mëtejshme kufizuese në përgjigje të veprimeve ruse që destabilizojnë situatën në Ukrainë.

Një ditë pas, me 24 shkurt, BE nxori një Deklaratë me të cilën Serbia nuk u pajtua.

Në dokument thuhet se Bashkimi Evropian dënon fuqishëm pushtimin e paprovokuar të forcave të armatosura të Federatës Ruse në Ukrainë.

“Ne dënojmë gjithashtu pjesëmarrjen e Bjellorusisë në atë agresion kundër Ukrainës dhe i bëjmë thirrje që t’i përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare. Ne kërkojmë nga Presidenti Vladimir Putin që menjëherë dhe pa kushte të ndalojë operacionet ushtarake ruse dhe të tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori shtetëror i Ukrainës”.

“Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë akt agresioni dhe të gjitha shkatërrimet dhe vuajtjet që do të vijnë prej tij. Ai do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij”, thuhet në deklaratën e BE-së të 24 shkurtit.

Shtohet se sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës, një shtet i pavarur dhe sovran, është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore mbi të cilat bazohet rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla.

Përveç Serbisë, të gjitha vendet anëtare dhe vendet kandidate e kishin mbështetur këtë deklaratë të BE-së.

Më 25 shkurt 2022, KE miratoi një vendim me të cilin vendosi të shtojë 98 individë në listën e personave, enteve dhe organeve që i nënshtrohen masave kufizuese të renditura në Aneksin e Vendimit 2014/145/ CFSP.

Beograd

“Përveç kësaj, përfshihen vendet kandidate si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, vendet në Procesin e Stabilizim Asociimit dhe një kandidat potencial si BeH, dhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Ukraina.

Serbia mbetet i vetmi vend i rajonit i cili nuk përfillë vendimet dhe deklarimet e BE-së, madje ajo është rreshtuar në anën e Rusisë, por vetëm se ka deklaruar që njeh sovranitetin e Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore