Lajme

“Serbia ka vendosur barrikadë me cunga, Kapia do zbatim”, Kurti akuzon Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar vendkalimin kufitar në Kapi që lidh Kosovën me Serbinë, derisa e ka akuzuar Serbinë që nuk po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, duke shtuar se “Kapia do zbatim, porta duhet të hapet”.

“Aty na pritën oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri. Këta evokuan kujtimet kur u vendosën për herë të parë këtu te kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016. Në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve. Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga”, shkroi Kurti në Facebook.

“E, në të dy anët e kufirit është fshati i njëjtë Svircë. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje që detyrohen të udhëtojnë mbi 15 km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër”.

Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore