Lajme

“Serbia favorizohet vazhdimisht nga zyrtarët perëndimorë” – Testi kryesor i Biden është ta ndryshojë këtë qasje


Joe Biden në një ceremoni afër fshatit Sojevë, në vizitën e tij në Kosovë me 17 gusht 2016.

“Serbia është shembulli kryesor i korrupsionit në rajon, ajo minon besimin e proceseve demokratike”.

Kështu thuhet në artikullin e ‘Foreign Policy’, i shkruar nga Edward P. Joseph, ligjërues në universitetin Johns Hopkins, njëherësh edhe ish-zëvendës shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim i Evropës (OSBE) në Kosovë.

Sipas tij zyrtarët amerikanë dhe evropianë gjithmonë ishin indiferent ndaj korrupsionit në Serbi duke e vlerësuar atë si shtetin lider politikë dhe ekonomikë të rajonit.

Sic thuhet në artikullin me titull “Testi i Biden për Ballkanin ka arritur”, Serbia është shteti më anti-demokratik i rajonit dhe njëherësh mbrojtësi më i madh i Rusisë dhe Kinës i cili favorizohet nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë.

“Trajtimi i pa balancuar i Serbisë nga ana e zyrtarëve perëndimorë është sfida kryesore e misionit të Biden i cili përmes urdhrit ekzekutiv tenton të konsolidojë Evropën, në mbështetje të demokracisë”, thuhet në artikullin e Joseph.

Sipas Joseph, urdhri ekzekutiv i Biden, është katalizatori i cili do të forcoj mbështetjen e aleatëve të SHBA-së përpara takimit me presidentin rus Vladimir Putin, por Joseph thekson se inercia e Brukselit është pengesa më e fortë kundër realizimit të vizionit të Biden.

Më tutje ai shkruan se Kosova tashmë ka një lider që është proklamuar si njeri që do ta luftojë korrupsionin.

“Falë ndarjeve brenda BE-së, Serbia zotëron fuqinë mbi Kosovën – dhe negociatat e Kosovës – duke e kthyer Perëndimin në lutës të Beogradit”.

Artikulli shpjegon se në Serbi korrupsioni është një gjë normale për vetë faktin se pesë vendet e BE-së janë mosnjohjes të pavarësisë së Kosovës, ku vetëm katër prej tyre do ta kishin njohur Kosovën dinamika në rajon do të ndryshonte pasi që Rusia dhe Kina si mbështetës të Serbisë nuk do ta kishin bllokuar rrugën Evropiane të Kosovës.

“Biden dhe Blinken e kuptojnë se mënyra e vetme për të dobësuar ndikimin keqdashës rus dhe kinez në rajon është një qëndrim i unifikuar perëndimor mbi parimet thelbësore demokratike. Sigurisht, BE mbetet e ndarë për Kosovën, e dobët në luftimin e korrupsionit dhe e pasinqertë në zgjerimin e BE”, shkruhet në artikull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore