Lajme

Serbi: 54 persona të vdekur dhe 2 mijë e 272 raste të reja me COVID-19


ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 54 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 272 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 16 mijë e 858 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 996 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 199 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 691 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 254 mijë e 845 raste të infektimit.

Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur në 0.93 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 30 nëntor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 814 mijë e 207 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore