Lajme

Serbi: 53 persona të vdekur dhe 2 mijë e 211 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 53 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 211 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 13 mijë e 817 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 4 mijë e 561 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 212 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 537 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 248 mijë e 719 raste të infektimit.

Shkalla e vdekshmërisë është 0.92 për qind.

Ndërsa MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 27 nëntor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 773 mijë e 79 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore