Lajme

Serbi: 48 persona të vdekur dhe 1 mijë e 980 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 48 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 980 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 15 mijë e 248 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 798 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 191 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 792 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 259 mijë e 5 raste të infektimit.

Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur krahasuar me një ditë më parë, në 0.94 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 02 dhjetor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 845 mijë e 489 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore