Lajme

Serbi: 15 persona të vdekur dhe 2 mijë e 76 raste të reja me COVID-19


Beograd

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 15 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 76 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 14 mijë e 946 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 932 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 47 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rendje të numrit të të infektuarve, por se situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 15 mijë e 662 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 952 mijë e 29 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 18 mars 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milion e 4 mijë e 798 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore