Sport

Serbët protestojnë për Djokovic-in


Dhjetëra protestues kanë dalë para Kuvendit të Serbisë në Beograd, për të shfaqur pakënaqësinë që tenistit serb, Novak Djokovic-it, iu ndalua hyrja në Australi.

Me të mbërritur në Melburn Djokovici-it iu ndalua të hyjë në Australi, për të zhvilluar Grand Slam-in “Australian Open”.

Numri një i botës në tenis nuk u lejua të futej në Australi për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.

Ekipi i tij nuk kishte bërë një kërkesë të veçantë për vizën, e cila lejonte përjashtimin mjekësor për një person të pa vaksinuar kundër coronavirusit.

Ndërsa edhe Djokovic nuk ka treguar nëse është vaksinuar apo jo, por një deklaratë në vitin e kaluar ai tha se “është kundër vaksinimit”.

Kjo gjë ka nxitur reagim te serbët, ku babai i Novak-ut tha se nëse i biri i tij dëbohet nga Australia, do të nisin protesta në rrugë.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai.

“Turp ju qoftë që po ia bëni këtë gjë novakit, tenistit dhe sportistit dhe njeriut më të mirë në botë. Nuk do ta gjunjëzoni. Ai do të luftojë kundër kësaj”, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore