Kosova

Serbët në Veri sulmojnë policët (VIDEO)


Sulmi ndaj Policisë së Kosovës.

Pjesëtar të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga qytetarë të mllefosur gjatë aksionit që policia ndërmori kundër kontrabandës së mallrave atje.

Në një video të siguruar nga Albanian Post shihen serbët lokalë kur sulmojnë zyrtarët e Njësisë Speciale pasi dalin nga një barnatore në të cilën kishin hyrë për të konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

Në mëngjesin e së mërkurës në Veri të Mitrovicës, rreth orës 09:00 janë dëgjuar krisma në ajër, i është vënë flaka një veture dhe janë parë numër i madh policësh në rrugë e qytetarë më pas të grumbulluar.

Më pas është kuptuar se Policia e Kosovës ka filluar një aksion në gjithë Kosovën, përfshirë edhe komunat serbe në Veri, kundër kontrabandës me mallra.

Një nga ndërhyrjet ka ndodhur në Mitrovicën Veriore në kryqëzimin midis Shkollës së Mesme Teknike “Mihailo Petroviç” dhe vendit të njohur si Lagjja e Boshnjakëve.

Megjithatë, aksioni i policisë është kundërshtuar nga banorët atje, kryesisht serbë.

Ata edhe kanë dalur në rrugë për të bllokuar punën e policisë, derisa policia ka ndërhyrë edhe me gazë lotsjellës.

Në anën tjetër protestuesit, siç njoftohet deri më tani, u kanë vënë flakën dy veturave – njëra ishte e Doganës së Kosovës dhe një tjetër veturë private.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Aksioni i policisë është duke vazhduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore