Lajme

Serbët, kryerësit më të mëdhenj të krimeve në Austri


Policia e Austrisë

Përgjigja e hetimit parlamentar të Partisë për Liri (FPO) në Austri për origjinën e personave të dyshuar për vepra penale në Vjenë, tregoi se 50 për qind e tyre kanë nënshtetësi austriake, dhe thuhet se te të huajt mbizotërojnë “qytetarët e Serbisë”.

Në përgjigje thuhet se nga kriminelët që janë “qytetarë të Serbisë”, në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, janë kryer 3 mijë e 164 vepra penale, transmteon B92.

Partia e Lirisë së Austrisë i ka dërguar një hetim Ministrit të Brendshëm se sa krime janë kryer në Vjenë në gjysmën e parë të këtij viti, si dhe ka kërkuar informacion të detajuar për të dyshuarit për ato vepra.

Sipas përgjigjes së Ministrisë austriake, në 119 faqe, në Vjenë në gjashtë muajt e parë janë kryer 66 mijë e 878 krime, prej të cilave vetëm 6.7 përqind janë krime të rënda.

Kur bëhet fjalë për komunat e Vjenës, numri më i madh i krimeve ka ndodhur në komunën e 10-të në Favoriten të Vjenës (8 mijë e 272), e ndjekur nga komuna e 21-të e Floridsdorf (5 mijë 590) dhe komuna e 22-të e Donauststadt (5 mijë 543). Komuna më e sigurt është Josefstadt (998), e ndjekur nga Wering (1 mijë e 168) dhe Hitzing (1 mijë 323).

Kur bëhet fjalë për të dyshuarit për krime, nga gjithsej 35 mijë e 892, 79.4 përqind janë meshkuj dhe 20.6 përqind femra.

Kur bëhet fjalë për origjinën e 17 mijë 970, saktësisht 50 për qind janë të huaj, të cilët krahasuar me vitin e kaluar ende shënojnë një rënie prej 1.923, ose 9.7 pikë përqindjeje.

Në vend të parë janë shtetasit e Serbisë, me 3 mijë 164 të dyshuar për vepra penale. Të pasuar nga rumunët (1 mijë e 271), turqit (1 mijë e 204), personat me status të paqartë (1 mijë e 179) dhe sllovakët (1 mijë e 150).

Me numra treshifror janë Polonia (856), Afganistani (807), Bullgaria dhe Siria me 724 secila, Gjermania (669), Rusia (612), Hungaria (560), Kroacia (405), Bosnja dhe Hercegovina (397), Iraku ( 314), Nigeria dhe Maqedonia e Veriut me 290 të dyshuar secila.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore